Pas dy takimeve me Ramën, Yuri Kim në zyrën e Metës, në Presidencë dhe ambasadorët e BE

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Pas dy takimeve në harkun e 24 orëve me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim paraditen e sotme është paraqitur në zyrën e Metës në Presidencë.

Takimi i Presidentit me Ambasadoren u zhvillua vetëm pak minuta pas takimit që ai pati me opozitën e bashkuar.

Nuk dihet tema e takimit mes tyre, por mendohet se në fokus të diskutimeve të kenë qenë zhvillimet e fundit për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe reforma zgjedhore.

Ndërkohë në takimin që pati paraditen e sotme kreu i shtetit me kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar “Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane” informoi presidenca.

Ndersa mesohet se ne Presidence kane shkuar edhe ambsadoret e tjere te vendeve te BE-se, si ai gjerman

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *