Pas fitores, fjalim epik i Murinjos: Faji im nëse bie shi dhe për Brexit!

Botë Sport

Zhoze Murinjo nuk ka fshehur faktin se nuk i pëlqen që është kthyer në shënjestrën e mediave dhe opinionistëve sportivë në Angli në muajt e fundit. Ndaj pas fitores së sotme përballë Njukasëll, trajneri i Mançester Junajtid nuk ka kursyer ironinë e tij të zakonshme por me deklarata emocionuese.

“Unë jam 55-vjeç, jam i rritur, mund të jetoj me këtë situatë ku ka nisur një gjueti ndaj meje. Por mendoj se disa prej djemve nuk po e përballojnë mirë. Ishte frikësuese situata se si nisën ndeshjen, mendoja se mund edhe të shënonim autogol në disa momente, pasi nuk është situatë e lehtë për ne.

Si po më thoshte një mik i imi këtë mëngjes, nëse nesër në Londër do të bjerë shi është faji im. Brexit është faji im. Duhet të jem gati për këtë situatë. Ka shumë keqdashje dhe një gjueti të qartë kundër një njeriu. Kjo është jeta ime, është jeta që dashuroj, jeta për të cilën kam punuar që fëmijë dhe do ta dashuroj deri në ditën time të fundit”, ishin fjalët e trajnerit pas ndeshjes,

“Për mua nuk është e lehtë gjithashtu, por mendoj se jeta është e përbërë nga eksperienca dhe disa janë të reja e disa janë deja-vu. Kjo është diçka e re, por mendoj se më bën një trajner më të mirë dhe një njeri më të mirë, pasi unë  e kuptoj natyrën njerëzore. Industria në të cilën punoj është ndryshe, ka shumë keqdashje, shumë keqdashje në diçka që duhej të ishte e bukur.

Unë arrij ta përballoj, me pak trishtim, por un jam i rritur. Por disa nga djemtë… Rashford ishte i mërzitur në fushë, MekTominai ishte i frikësuar. Të gjithë bënë gabime që nuk janë normale. Në pushim bëmë një fjalim ku nuk i premtuam njëri-tjetrit se do të fitonim ndeshjen, por premtuam se do të jepnim gjithçka, pa frikë, pa trysni, vetëm të jepnim gjithçka dhe ata e bënë. Nuk dua të them se ishim me fat, sepse luftuam shumë për fitoren. Do të ishte ndjesi pozitive edhe nëse nuk do të shënonim atë gol. Është qesharake të dëgjoj që nuk luajtën për trajnerin, askush nuk luan për trajnerin, të gjithë luajnë për klubin”, ishin fjalët e Murinjos pas ndeshjes. /vipsport.al/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *