Pas FSHF, Braçe kapet me Aeroportin e Rinasit: Ka disekuilibër të thellë ekonomik, norma e fitimit 48 %

Ekonomi Kryesore

 

 

 

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka publikuar sot në rrjetet sociale një analizë të situatës në të cilën ndodhet Aeroporti i Rinasit dhe mundësinë që ka qeveria shqiptare për të audituar koncesionin në fjalë. Ai shprehet se në kontratën e koncesionit parashikohet auditi nga një kompani e pavarur për të parë nëse ky subjekt ka disekuilibër ekonomik. Braçe pretendon se norma e fitimit e Aeroportit arrin deri në 48 për qind.

 

Më poshtë statusi i plotë i Braçes:

 

AROGANCA QE BURON NGA NORMA E FITIMIT E AEROPORTIT TE TIRANES!

QEVERIA KA TE DREJTE QE CKE ME TE TE AUDITOJE EKONOMINE E KONCESIONIT TE RINASIT!

KONCESIONI NE NJE DISEKUILIBER TE THELLE EKONOMIK QYSH KUR NORMA E FITIMIT SHKON DERI NE 48%! Lexova i bezdisur pa fund,

pergjigjet arrogante e krejtesisht te papershtatshme te drejtorit egzekutiv te kompanise me fitimprurese ne vend,

TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT.

 

Zoteria,

ose nuk e ka lexuar kurre dokumentin baze mbi te cilin operon ne kete vend-KONTRATE KONCESIONI/ Date 15 Tetor 2004,

ose norma e fitimit e ben aq arrogant sa edhe te padurueshem.

I vene para faktit se,

Qeveria ka nisur procedurat per nje “Rishikim te Pavarur Ekonomik” te ekonomise se Koncesionit,

drejtoria i TIA thote:

“Se pari le te shohim nese do ta bejne, ose nese kane te drejte ta bejne dhe,

me pas do ta diskutojme se si do te veprojme”! Zoteri, pertej gjuhes kercenuese e arrogances se papershtatshme,

ju sugjeroj te merrni kontraten,

ta hapni, ne faqen 67 do te gjeni piken 19.4 “RISHIKIMI I PAVARUR EKONOMIK”;

Ne te, ne menyre te qarte, seciles prej paleve, kur e kerkon e jo me shpesh se NJE HERE NE VIT, i jepet e drejta per:

RISHIKIM TE PAVARUR TE POZICIONIT EKONOMIK TE KONCESIONIT, I CILI DO TE PERFSHIJE, NESE KA LINDUR NJE DISEKUILIBER, REKOMANDIME PER TE RIKTHYER EKUILIBRIN EKONOMIK TE KONCESIONIT NGA NJE KESHILLTAR I PERSHTATSHEM FINANCIAR I KUALIFIKUAR, I PAVARUR!! Pra, Qeveria e ka te drejte kete qe cke me te, te shkruar e pranuar e zeza ne te bardhe!! Tani, une mendoj (ky eshte mendimi im dhe nuk ka hic lidhje me cfare mendon Qeveria) se,

Koncesioni ka nje disekuiliber te thelle qysh kur norma e fitimit bruto,

deklaruar nga TIA ne zyrat e shtetit,

eshte konstante mbi 40%, madje arrin deri ne 48%!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *