Pas ikjes së Anjeza Majës, një biondje te “Në shtëpinë tonë” në Top Channel

Kryesore Kulturë Showbiz

Top Channel njofton se “Në shtëpinë tonë” rikthehet këtë të hënë në një sezon tjetër televiziv në ekranin e Top Channel, por me një format të ri. Nga ora 9:30 deri në 12:00, paraditja do të jetë në shoqërinë e Florianit dhe Stelës.

“Në shtëpinë tonë” rikthehet këtë të hënë në një sezon tjetër televiziv në ekranin e Top Channel, por me një format të ri. Nga ora 9:30 deri në 12:00, paraditja do të jetë në shoqërinë e Florianit dhe Stelës.

Stela Kotri eshte biondja simpatike, prezantuesja e një serie programesh të përditshme në disa ekrane si “Vizion Plus”, “Ora News”, “Alsat”, etj, e cila rikthehet në “Top Channel” pas shumë vitesh. Kujtojmë që ajo ka qenë drejtuese e “Top Select” përpara shumë kohësh. Se fundi ajo drejtori se bashku me Gert Carcanin emisionin sportiv Russia 2018 ne Ora NEWS.

Ajo zevendeson Anjeza Majen, e cila do t’i rikthehet TV KLAN me nje emision te ri.

“Sezoni do të vijë krejt ndryshe, ashtu si e shikoni edhe nga vetë ne në fakt”, shprehet Florian Agalliu.

Ndërsa Stela Kotrri thotë: “Unë jam e reja e parë nga ndryshimet e bëra në këtë sezon, por natyrisht ka edhe të integruara edhe rubrika të tjera, ndryshe nga ato që është mësuar publiku që ndjek emisionin “Në shtëpinë tonë”. Për shembull, lojrat telefonike, vlen për ta theksuar, sepse ata që na ndjekin nga ekrani do të bëhen pjesë e jona”.

“Por, nuk do t’i lëmë pa mungesë informacioni, duke qenë se ne gjithmonë kemi trajtuar produktet e shëndetshme, kësaj radhe do të trajtojmë një rubrikë tjetër, atë të bimëve medicinale dhe më pas për t’i përfshirë ato në recetat e gatimit dhe benefitet që kanë për trupin tonë”, shton Florian Agalliu.

Megjithatë, jo e gjithë struktura e emisionit ka ndryshuar. Vendet e pazbuluara më parë, recetat më të shijshme të gatimit do të vazhdoni t’i shihni në emisionin tuaj të preferuar.

“Sigurisht, pikat tona të forta, si promovimi i vendeve të bukura në Shqipëri dhe sfidat e gatimit do të jenë. Gjithmonë jemi përpjekur ta pasurojmë emisionin tonë dhe të bëjmë më të mirën për ata që na ndjekin”, thekson Agalliu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *