Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e Nobelit

Kryesore Kulturë Libra Slider kryesore

Pas Kosovës edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel që do të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Shkaku i mospjesëmarrjes së Shqipërisë është ndarja e Çmimit Nobel për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Hanke.

“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipëisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë” shkruan Cakaj në twitter.

Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se Hanke kishte mbështetur zëshëm ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Akademia e Shkencave të Kosovës ka kërkuar që të anulohet Nobeli për Handken.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë në një letër, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e quajti akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *