Pas largimit nga Top Channel, moderatorja e njohur rrëfen projektin e ri: Do jem pjesë e stafit të Edi Ramës

Kryesore Showbiz

Anjeza Maja është një nga moderatoret më të përfolura të këtij sezoni, pas largimit nga Top Channel, ku drejtonte bashkë me Flori Agalliun emisionin e paradites “Në shtëpinë tonë”.

Aktualisht, ajo është pjesë e spektaklit ‘Dance with me’ në tv Klan, por deri tani nuk dha detaje mbi largimin e saj nga ekrani i Top Channel.

Në një intervistë për revistën ‘Class’, Maja ka treguar arsyet e largimit nga ky televizion, si dhe projektin e ri për tu bërë pjesë e stafit të kryeministrisë.

“Tokë e sigurt nuk është për askënd televizioni. Televizioni është një tokë e minuar dhe që kërkon të jesh gjithmonë i vëmendshëm, mos vritesh. Sigurisht e kam simbolikisht, sepse nga ana tjetër do thoja që është edhe më i thjeshti, nëse beson tek vetja dhe ecën afër njerëzve të duhur. Nëse nuk të bëhet familje një ekran, më mirë të ikësh. Në bankë mbase nuk është e nevojshme. Besoj ta dhashë përgjigjen!”, u shpreh moderatorja, ndërsa tregon për hapin e ri në karrierën e saj.  “Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”, u shpreh Anjeza.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *