Pas linjes ajrorre, marrëveshje për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë

Kosovë Kryesore Rajon Rrotull Slider kryesore

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih u nënshkrua të premten marrëveshja për hekurudhën dhe autostradën Serbi-Kosovë në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit amerikan, Richard Grenell.

Ambasadori Grenell tha, se e sheh nënshkrimin e marrëveshjeve si hap për përqëndrimin në zhvillimin ekonomik. Grenell shprehu mirënjohjen që kemi arritur në këtë pikë, ky ishte fokusi- me të cilin ishin dakord edhe presidentët që në fillim, si mund të ecim përpara në zhvillimin ekonomik, tha ai. Grenell theksoi, se dhënia shpresë për të ardhmen ndryshon gjendjen. Kuptimi i gjithë kësaj janë vendet e punës. Kjo marrëveshje, sipas tij, dërgon një mesazh tek biznesi në SHBA e në Europë që të vijnë në rajon e të japin kontribut për zhvillimin.

Präsenz des amerikanischen Botschafter in Berlin, Richard Grenell, (DW/B.Cani)

Marrëveshja vlerësohet nga Thaçi dhe Vuçiq 

Kurse presidenti Thaçi falënderoi ambasadorin Grenell për punën e shkëlqyer për arritjen e marrëveshjes. Ajo është një hap tjetër progresi pas arritjes së marrëveshjes për linjat ajrore, tha Thaçi. Kjo marrëveshje është mesazhi më i mirë, se rajoni do të ketë paqe, zhvillim, vende pune, ajo që u duhet njerëzve në Kosovë, Serbi e Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershpin e presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell që gjatë kësaj periudhe e këtij viti mund të arrihet arrihet marrëveshje përfundimtare paqësore, Kosovë-Serbi, theksoi presidenti i Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalën e tij para nënshkrimit të marrëveshjes në Mynih falënderoi presidentin Trump dhe ambasadorin Grenell për angazhimin e tyre për çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e interesimin për një liri të rëndësishme në lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit e njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ishin negociata të vështira me Prishtinën, por me interesimin e presidentit Trump u arrit kjo marrëveshje, që është në të mirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ne si palë serbe e mbështesim këtë. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Prishtinë, Philipp Kosnet. Marre nga DWelle

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *