Pas PS-së së Tiranës, Gjylameti zëvendëson Tahirin dhe Kombinatin

Kryesore Politikë

Rreth një vit më parë kryesia e Partisë Socialiste vendosi ti besojë Blerina Gjylametit postin e kreut të Partisë Socialiste për kryeqytetin, duke zëvendësuar kështu ish-kryetarin e larguar Sajmir Tahiri. Tashmë një vit më pas, ajo duhet të zëvendësojë Sajmir Tahirin edhe në zonën që ai mbulonte si deputetë. Gjylameti me vendim të strukturave partiake dhe në kuadër të shkartisjes së deputetëve në zonat zgjedhore ka kaluar nga Njësia Nr.4 në Njësinë Nr.6 në Kombinat, bastioni i Sajmir Tahirit. Natyrisht që me këtë lëvizje Gjylameti merr një përgjegjësi edhe më të madhe tashmë ne prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale, pasi për socialistët Kombinati ka qenë gjithmonë një “barometër” që ka përcaktuar fitoren apo humbjen e tyre.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *