Pas Ramës, Danielsson takohet me Bashën, mesazhi që la

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 9 Maj 2018

Reformat pozitive janë përgjegjësi e përbashkët, ka deklaruar drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson në takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Mirënjohës për takimin me Lulzim Bashën. Theksova rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndjekja e reformave pozitive është një përgjegjësi e përbashkët”, shkruan Danielsson në Twitter.

Në këtë takim Basha shoqërohej nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Klajda Gjosha dhe Luan Rama.

Me heret, Danielsson u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Aty  dhënë një mesazh të fortë për zbatimin e reformave.

Zyrtari i lartë i BE ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është çelësi për të përparuar në rrugën evropiane, dhe së bashku me reformat e tjera dhe Vettigun përbëjnë një rëndësi të veçantë për integrimin.

Po cila është arsyeja e vertete e Danielsson ne Tirane?

Bashkimi Europian, BERZH dhe partnerët do të financojnë 35.5 Milion Euro për të përmirësuar linjën hekurudhore Tiranë – Durrës dhe një linjë të re Tiranë – Aeroporti Nënë Tereza.

Drejtori i Zgjerimit do te jete prezent ne kete ceremoni qe zhvillohet nesër në orën 18:00 në sallën Dora d’Istria pranë Hotel Plaza.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *