Pas takimit, Lu: Po ndjek me vëmendje akuzat ndaj Xhafajt, thirrja ime…

Kryesore Lajme Politikë

Pasi Ministria e Brendshme zbardhi takimin mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë në rrjetet sociale një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn.

Bëhet fjalë për një deklaratë të shkurtër të ambasadorit Donald Lu, ku informon se po ndjek më vëmendje akuzat e opozitës.

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani.” , ambasadori Donald Lu

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *