Pas takimit me Bashën, Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Politikë Slider kryesore

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, do të dalë në një konferencë për mediat në mbyllje të vizitës faktmbledhëse  të delegacionit të Venecias në Tiranë. Ne nje prononcim për median njëri prej anëtarëve të delegacionit u shpreh se konkluzionet do jenë gati deri më 11 tetor.

Konferenca ëshrtë njoftuar në orë 17:00 në ambientet e Presidencës, ku mësohet se Meta do të jetë i hapur dhe përpyetje nga gazetarët.

Delegacioni i Komisionit të Venecias ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës për tu njohur me pretendimet e palëve mbi nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.  Të parët që dhanë mendimin e tyre ishin përfaqësuesit e opozitës.

Delegacioni u ndal më pas në takimin me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla dhe më tej në presidencë ku mësohet se janë dhënë argumentet për dekretin e anulimit të zgjedhjeve vendore në 30 qershor.

Pas diskutimeve, në një deklaratë për mediat Kreu i Shtetit shprehet se nëse do të ishin respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias në të kaluarën, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë situatë.

Ndërkaq në takimin me kreun e kuvendit, Gramoz Ruçi, është diskutuar si për komisionin parlamentar hetimor ndaj presidentit, ashtu dhe për reformën në drejtësi, vettingun ndaj funksionarëve të lartë apo dhe ligjin mbi pronësinë dhe të drejtën e zgjedhësve për të paraqitur një nismë ligjore.

Edhe përfaqësuesit e opozitës së re kanë dhënë mendimin e tyre përsa i përket krizës politike. Ndërsa në kryeministri është diskutuar mbi krizën politike, si dhe mbi situatën e krijuar pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *