Pas takimit me Kim Kardashian, Trump shpall dekretin special

Botë Rrotull

Presidenti Donald Trump i ka falur dënimin me burgim të përjetshëm Alice Marie Johnson, çështja e së cilës u mor në mbrojtje nga ylli i programeve televizive “reality TV” Kim Kardashian West.

Në muajin maj Kim Kardashian West u takua me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe i kërkoi presidentit ta falte 63 vjeçaren Johnson 63, e cila po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për një vepër kriminale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996 Xhonson u dënua për tetë akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis.

Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me tregtarët e drogës ndodhën pasi ajo kishte humbur vendin e punën, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ja kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk kishte qenë në gjendje të paguante kredinë. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *