Pas takimit me Ramën, Krichbaum: Hapja e negociatave, e parakohshme

Kryesore Politikë

Gjurma 26/04/2018

Gunther Krichbaum, deputeti i Bundestagut gjerman ka komentuar me nje status në rrjetet sociale takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama në Berlin dhe ka sqaruar se çfarë i ka bërë të qartë shefit të qeverisë shqiptare lidhur me negociatat e vendit tonë me BE-në. Për deputetin gjerman, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftueshme. “Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme”, shkruan ai në Facebook.

Kryekomisioneri Krichbaum ka pasur akuza dhe perplasje te forta me kryeministrin Edi Rama, sa i perket qendrimeve per hapjen e negociatave. Dje ne Berlin ishte perballja e tij direkt mes tij dhe kryeministrit Rama, gjate nje seance degjimore qe komisioni per Europen zhvilloi ne Bundestagun gjerman.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *