Rexhepi, i cili kërkohet edhe nga drejtësia shqiptare, italiane dhe belge për disa krime cilësohet nga Europol si drejtuesi i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë. Avokati i tij, Harrison Salcedo, tha se klienti i tij plotësonte të gjitha kushtet për t’u liruar nga qelia.
Ndërsa shqiptari u shpreh në seancë dëgjimore se gjatë pandemisë ai pastronte pavionet çdo të diel dhe bënte maska me bluza. “Siç e dini, pothuajse të gjithë këtu ishin të infektuar, por duke falënderuar Zotin, gjithçka shkoi mirë” mësohet se tha ai në gjykatë.
Megjithatë gjykata e rrëzoi kërkesën për liri. Rexhepi me tre identitete arrestua më 27 qershor 2014 në Guayaquil dhe në 2015 u dënua me 15 vite burg për trafik droge./ db/Abcnews.al