Pasuesi i Vlahutin, Soreca nis punën në shtator

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Luigi Soreca, zyrtari i lartë i Brukselit për reformën në drejtësi, ligjin dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të drogës dhe terrorizmit, që deri më tani ka qenë Drejtor për Sigurinë në Komisionin Europian, pritet të jetë Kreu i ri i Delegacionit të BE në Shqipëri.

Procedurat për akreditimin e Soreca-s do të fillojnë së shpejti, në pritje të përfundimit të mandatit të ambasadores aktuale dhe të pëlqimit të dhenë nga Republika e Shqipërisë.

Luigi Soreca, me origjinë italiane dhe do të fillojë zyrtarisht punë në muajin Shtator. Ai është jurist në formimin e tij akademik, dhe i është bashkangjitur Komisionit Europian që në vitin 1999. Zoti Soreca ka koordinuar gjatë drejtimit të Komisionit Europian nga Jean Claude Junkcer përpjekjet për përgatitjen, adoptimin dhe zbatimin e Axhendës Europiane për Sigurinë të Prillit 2015 dhe për Sigurinë e Komunikimeve të BE, nga Prilli i 2016 e deri më tani.

Luigi Soreca është një njohës i mirë i Shqipërisë për shkak të angazhimeve të mëparshme si një nga figurat kyce në Bruksel për liberalizimin e vizave që i mundësoi të gjithë shqiptarëve të përfitonin nga regjimi pa viza në vendet e Bashkimit Europian, që prej 2010.

Soreca ka njohuri të gjera për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe do të sjellë në Shqipëri eksperiencën e tij më shumë se njëzet vjecare në cështjet e sigurisë së BE, përfshi zgjerimin, me shumë rëndësi për fazën e ardhshme të Shqipërisë.

Ai konsiderohet si një zyrtar i shumëvlerësuar në cështjet e shtetit ligjor dhe të sigurisë, me angazhime të mëparshme në koordinimin dhe përgatitjen e Udhërrefyesit për Liberalizimin e Vizave, të fokusuar në arritjen e reformës në drejtësi, si dhe procesin e vetingut dhe gjithashtu në luftën kundër trafikimit të drogës në vendet përkatëse, përfshi edhe Shqipërinë.

Luigi Soreca ka një eksperiencë të madhe ndërkombëtare duke qenë përgjegjës për shumë negociata të BE veçanërisht me SHBA, me të cilat ka një marrëdhënie të ngushtë. Marrëdhëniet e tij të afërta me Ministritë e linjës të shteteve kyce anëtare do të jenë me rëndësi jetike për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë.

Ambasadori i ri i BE në Tiranë ka një eksperiencë të veçantë në fushën e shtetit ligjor dhe të sigurisë, pikerisht në një moment kyç të vendit për progresin e kërkuar të reformave, me qëllim përparimin në rrugën e anëtarësimit në BE, një ëndërr e vjetër e shqiptarëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *