Pasuritë e Bajrit në Velipojë, grupi dyshime për trukime ndeshjesh me trajnerin Grima

Kronike Kryesore Lajme

Pas një hetimi 6 muaj nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë u bë e mundur shkatërrimi i grupit kriminal ‘Bajri’ që solli arrestimin e 11 personave.

Po si vepronte ky grup kriminal që kishte shtrirje që nga Shkodra, Tirana, e deri në Roterdam e Holandë? Banda kriminale, në bashkëpunim me grupe të tjera, kishin shtrirë aktivitetin e tyre të trafikimit të lëndëve të forta narkotike në disa shtete europiane. Burime zyrtare nga policia thanë se këto para më pas investoheshin brenda vendit, siç janë edhe pasuritë e Safet Bajrit.

Të njëjtat burime sqaruan se në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u sekuestruan 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër, ‘Oazi’ në pronësi të bandës “Bajri”, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Po ashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe një numër i konsiderueshëm celularësh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se “Oazi” me vlerë disa milionë euro në Velipojë është në emër të nënës 80-vjeccare të Enver dhe Safet Bajrit. Policia thotë se ky lokal është krijuar në bazë të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu mesohet se trajneri i kombetares se futbollit te femrave, Armir Grima eshte arrestuar sepse mendohet me grupin “Bajri” kane trukuar ndeshjet e futbollit, kjo ka rezultuar nga pergjimet telefonike. Ne kete grup eshte arrestuar dhe Fabiol Rexhepi portieri i Beselidhjes. (poshte ne foto)

Fotografia e Reagoj Per Lezhen

 

Ne foto: Armir Grima

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *