Patozi kundër PD e LSI: Do shkërmoqeni njësoj si…

Lajme Politikë

Gjurma 10 Maj 2018

Astrit Patozi, ish-kreu i grupit parlamentar te PD-se, ka vendosur të dalë kundër të gjithëve, por veçanërisht sulmin e tij të sotëm ai e ka drejtuar ndaj PD-së e LSI-së. Sipas tij, këto dy parti do të shkërmoqen njësoj si drejtësia në vend.

Statusi i plotë

PËR ATA QË PO PËRPIQEN TË NDALIN TËRMETIN

Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita-ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë.
Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.
“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” së pushtetit për të fshehur më kot faktin e njohur botërisht se po kalon të njëjtën krizë. 
Por e ka të pamundur, sepse procesi i dekompozimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.
Në këtë reaksion zinxhir të rënies është njësoj si të përpiqesh të ndalësh tërmetin, pas paralajmërimit të shërbimit sizmiologjik.
Ndaj e vetmja shpresë për Shqipërinë është një politikë e re, e cila nuk ka asnjë lidhje me gërmadhat e sistemit, që po rrëzohet, herë pa zhurmë, e herë me rënkime.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *