“Patrulla e Përgjithshme”, Policia e Shtetit çel aplikimet më 20 korrik, ka kriteret

Kronike Kryesore Lajme

Policia e Shtetit ka njoftuar datën e hapjes e aplikimeve për të interesuarit që duan të ndjekin studimet në Akademinë e Sigurisë për “Patrullë të Përgjitshme”.

Që prej 20 Korrikut, kandidatët që duan të ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë mund të ndjekin procesin e aplikimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin.

Aplikimet do të jenë të hapur deri më 20 Shtator, ndërsa formularët do të gjendet pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë.

Në përfundim të procesit të konkurrimit do të zgjidhen 150 kandidatë fitues, nga të cilët 19% janë kuota të caktuara për kandidatët e gjinisë femërore dhe 1.9% për minoritetet.

Kriteret

Aplikanti që kërkon të ndjekë studimet në Akdeminë e Sigurisë, Kolegji i Lartë Profesional “Kolegji i Policisë” për “Patrullë të Përgjithshme” duhet të plotësojë këto kritere:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  • të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale me dashje;
  • të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie;
  • të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”.

Dokumentacioni

Aplikantët për punonjës policie duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  • formularin e aplikimit;
  • fotokopje të kartës së identitetit;
  • dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit;
  • fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  • certifikatë të gjendjes gjyqësore;
  • vërtetim nga gjykata;
  • vërtetim nga prokuroria;
  • raport mjeko-ligjor;
  • fotokopje të librezës së punës ose vërtetim që ndjek arsimin e lartë (nëse i disponon);
  • dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
  • mandat pagesën e tarifës së aplikimit

Aplikantët që plotësojnë kriteret e përcaktuara do të pajisen me një formular pranimi dhe numri kodik nga strukturat vendore të burimeve njerëzore. Më pas do të publikohet në media dhe në portalin e Policisë së Shtetit lista e kandidatëve që kualifikohen, data, ora dhe vendi i zhvillimit të konkurrimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *