Pazza Inter, mposht Milanin në derbin e radhës

Botë Kryesore Slider kryesore Sport

25 minuta lojë nga pjesa e dytë i ka mjaftuar Interit që të rikthejë disavantazhin.

Zikaltërit arritën të rikthejnë barazpeshën duke shënuar që në 5 minutat e para të kësaj pjese.

Gjithçka u vendos brenda dy minutash ku në 51’ shënoi Brozovic, një top fluturimthi që e dërgoi aty ku Donnaruma nuk mund ta arrinte.

Ishte Alexis Sanchez i cili krijoi një hapësirë në mbrojtjen e Milanit e duke ja lënë topin Vecinos i cili e dërgoi në rrjetën e boshatisur.

Në minutën e 70’ De Vrij shfrytëzon një top të ardhur nga goditja nga këndi duke e çuar në trekëndëshin e portës.

Pjesa e parë

Pjesa e parë e derbit të Italisë mes Milanit dhe Interit u mbyll me rezultatin 0-2 për kuqezinjtë.

Një super Milan i cili e startoi lojën plot energji dhe raste të shumta. Goli i parë erdhi në minutën e 40’ nga Ante Rebic pas një pasimi nga ana e Ibrahimovic.

Ky gol duket se i ka dhënë zemër skuadrës kur vetëm 6 minuta më vonë është Zlatan që shënon sërish.

Një goditje nga këndi që Ibra e shndërron në gol. I vetëm dhe i pamarkuar në shtyllën e dytë ai dërgon topin në rrjetë. Ora News

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *