PD dhe kryebshkiakja Ademi i përgjigjet akuzave të Ramës: Arroganca jote…

Kryesore Lajme Politikë

PD i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se shkak i vetëm i revoltës së të rinjve ka ardhur si pasojë e arrogancës së qeverisë në këto 7 vite. Gazmend Bardhi tha se Rama nuk duhet të fajësojë opozitën pasi nxitëse e dhunës, por keqqeverisje e tij.

“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”, shkruan Bardhi.

E indinjuar kryetarja e Bashkisë akuzon policinë se nuk ka reaguar por la të shkojë në përshkallëzim të asaj situate.

Në një lidhje telefonike me Ora News, zonja Ademi u shpreh se policia nuk u përgjigj për mbrojtjen e institucioneve.

Ora News: Duket se ka pasur një acarim të situatës në Shkodër gjatë marshimit të qytetarëve. Ju keni qenë ndër të paktat zyrtare që jeni distancuar nga aktet e dhunës, ishte e pamundur të kontrollohej protesta?

Voltana Ademi: Mendoj që përgjigjen e kësaj pyetje duhet t’ia kërkoni policisë së shtetit. Shkodra dhe qytetarët e Shkodrës kanë reaguar dhe reagojnë çdo ditë dhe unë për disa arsye patjetër dhe ngjarjet që ndodhën pas përmbylljes së marshimit janë të papranueshme, jo vetëm për mua por për të gjithë ata që ishin aty dhe të gjithë ata që bënë përpjekjet e tyre, duhet t’i keni parë. Unë i kam parë dhe përmes kamerave tuaja, që të ndalonin të panjohur, fëmijë të mitur, për të cilët shteti në këtë rast, policia e shtetit dhe nuk mund të më thonë që ishin të paralajmëruar. Sepse një nga ata që ka lajmëruar jam unë. Duke parë atë që po ndodhte përmes kamerave, unë kam lajmëruar policinë e shtetit. Dhe i kam kërkuar, se ata po drejtoheshin drejt prefekturës më pas, drejt bashkisë së Shkodrës, duke i kërkuar që të sillnin një fugon për të mbrojtur institucionin e Bashkisë së Shkodrës dhe prefekturës.

Se duke parë sjelljen e njerëzve që në kamera nuk arrin ti kuptosh se për çfarë po bëhet fjalë atëherë sigurisht institucionet janë të  rëndësishme. Në momentin që unë kam parë kamerat tuaja që tregonin gjithë pjesën e parkut kam marrë dhe njëherë 129 në telefon. Më është thënë që ne nuk kemi urdhër për të vepruar. Ndërkohë që vonesa për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur institucionet ka zgjatur mbi 40 minuta. Është e pafalshme. Askush nuk mund të intimidojë qytetin tonë apo ta quajë përpjekjen e qytetarëve të Shkodrës për të reaguar, për ta fshehur me një mungesë kompetence, keqdashje pse jo dhe persona të futur për të bërë dëm në Shkodër.

Ora News: Kush i ka organizuar këta fëmijë? Kush i ka nxitur?

Voltana Ademi: Unë kam parë minorenët të veprojnë dhe në prezencën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë që nuk bënin asgjë. Nuk arrij ta kuptoj pse dhe me prezencën e forcave të rendit pas një çerek ore kanë ndërhyrë të largojnë njerëzit nga selia e PS. Dhe në këtë rast jo vetëm hetimi po nuk mjafton, regjistrimet e komunikimit tim me  129 me një ndër thirrjet që unë kam bërë, janë të regjistruara dhe mund të bëhen publike, për të bërë me dije dhe për të hetuar pikërisht me atë keqbërje që u bë sot në Shkodër. Ndodhemi para një situate shumë të rëndë si qytetarë në këtë shtet. Kërcënohemi përditë nga policia, fëmijët tanë kërcënohen përditë nga policia. Askush në këtë shtet nuk duhet të guxojë që lufta për të drejtat e njeriut, se po na humbet shpresa, të anatemohet për diçka që nuk ka lidhje fare me politikën, përkundrazi, ka lidhje me qytetarinë dhe me të drejtën tonë për të reaguar për gjithçka na ndodh. Unë kam një djalë 12 vjeç dhe imagjinoni që djali im po te dalë pa maskë do e ndalojë polici. Imagjinoni nëse djali im largohet dhe është polici që e dhunon atë për faktin se ai nuk e ka vënë maskën. Për ngjarje kaq të tmerrshme po flasim sot.

Çdo intimidim dhe mosndërhyrje e shtetit për të mbrojtur institucionet që nuk kanë asnjë lidhje me pjesën e reagimit përkundrazi kanë detyrën që t’i mbrojnë institucionet me atë detyrë që ligj i cakton, kurrsesi duke mos vonuar në asnjë rast. Në të gjithë atë marshim ka pasur pafund civilë dhe e them me kompetencë të plotë. Të më shpjegojë policia meqë ka qenë e pranishme pse nuk bëri asgjë. Nuk kam marrë vetëm unë, por kanë marrë dhe qytetarë të tjerë policinë që të reagonin ndaj këtyre të panjohur duke ndërhyrë për të mbrojtur qoftë dhe asetet e qytetit. E flas me irritim por e dhe në sensin e një përgjegjësie qytetare. Duke marrë përgjegjësinë e përçimit të fjalës të të gjithë atyre që kanë qenë aty.

Ora News: Do t’i vazhdoni protestat znj.Ademi?

Voltana Ademi: Protesta në Shkodër ishte e thirrur nga të rinjtë përmes rrjeteve sociale. Marshime të tilla në Shkodër bëhen shpesh. Ajo për të cilën ishim në marshim ishte dhe më sublime, më e madhe se çdo çështje që kemi adresuar deri tani.  Se po flasim për jetën edhe po flasim për të drejtën për jetën. Dhe po flasim për dhunën e shtetit. Dhe po flasim për të drejtën e personit, të jetës, të familjes, të fëmijës para shtetit. Dhe unë mendoj që asnjë nga ne nuk do pushojë së reaguari, për ta thënë këtë si po e them unë, si e thonë shumë të tjerë, si e thonë të gjithë ata njerëz me mend dhe me dëshirën dhe vullnet, intelektual që duan të qëndrojnë në shtëpi. Se ndryshe po i humbin shpresa të gjithëve dhe nuk kemi asnjë mundësi tjetër për të jetuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *