PD dhe LSI me dy lista në zgjedhje, Mustafaj zbulon me kë shkon Vangjel Dule

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë arritur në përfundimin të shkojnë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit, si mundësi më e  mirë për të maksimalizuar votën.

Zhvillimet e fundit në krahun opozitar i komentoi në studion e ABC, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj.

Gjatë bashkëbisedimit me Endri Xhafon, Mustafaj u shpreh se dy partitë më të mëdha opozitare arritën në këtë përfundim pasi ka shanse më shumë për ta maksimalizuar votën.

Pjesë nga intervista:

Besnik Mustafaj: Konkluzion ku kanë arritur pasi e kanë shqyrtuar të gjitha versionet. Arritën në përfundimin se me dy lista kanë shanse më shumë për ta maksimalizuar votën.

Endri Xhafo: Rrezikon firo nga demokratë dhe LSI?

Besnik Mustafaj: Për sa kohë nuk ka sondazhe është shumë e vështirë të thuhet. Unë konstatoj te demokratët gjatë periudhës së verës, konstatoj një gatishmëri etje shumë të madhe të demokratëve për ndryshim. Kjo lloj gatishmërie më bind mua se edhe po të ishin me një listë, demokratët, simpatizantët ata nuk do ta bojkotonin listën.

Endri Xhafo: Si e shihni në terren idenë e listave? Edhe brenda të njëjtës listë do kemi përplasje?

Besnik Mustafaj: Siç e thatë ju është interesante. Nëse PD me aleatët që do ketë në listë dhe LSI do të bëjnë luftë me njëri-tjetrin, do të jetë në avantazh të PS. Nëse e kanë kuptuar që ai gabim që u bë në 217, ku Basha sulmoi LSI besoj se këtë herë një gabim i tillë nuk do bëhet më. Mesa kam dëgjuar LSI në qarqe të tilla do bëjë thirrje të votojnë listën e PD.

Endri Xhafo: Në qarqe të mëdha beteja do të jetë e fortë.

Besnik Mustafaj: Ne duhet të shohim se me kë do bëhet beteja…

Endri Xhafo: Në Elbasan, Kryemahdi, Bardhi, Taulant Balla dhe Rudina Hajdari.

Besnik Mustafaj: Kjo i bën nder Elbasanit, që tregon se ka vlerësim politik për këtë qark.

Endri Xhafo: Keni informacion se çfarë po bën PBDNJ

Besnik Mustafaj: Nuk kam. Unë e shoh më shumë te lista e PD. Për hir të faktit se sot në pushtet në Athinë është një anëtar i partisë popullore që PD ka bashkëpunim.

Endri Xhafo: A e vështirëson kjo duke qenë se me PD po negocion Shpëtim Idrizi?

Besnik Mustafaj: Unë nuk besoj se duhet vënë kushte, as PBDNJ dhe PDIU, të gjithë janë në një luftë politike.

Endri Xhafo: Kanë pretendime për një zonë të sigurt në Vlorë që zë edhe Sarandën…

Besnik Mustafaj: Ka zonë me influencë edhe bregun. Këto janë llogari teknike që bëhen brenda listës nga lidershipi. Nuk dua të hyj në këto gjëra. g.v/abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *