PD e akuzoi për falsifikim, Prokuroria nis verifikimin për Hamitajn

Kronike Lajme

Pas akuzave të ngritura ditën e sotme nga Partia Demokratike në lidhje me komisionerin e Vettingut, Lulzim Hamitaj, i cili sipas kësaj partie ka falsifikuar dokumentet, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.

Në reagim thuhet se Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim.

“Prokuroria e Përgjithshme u njoh me parashtrimin e rastit te komisionerit Lulzim Hamitaj, me materialet dokumentare te publikuara nga subjekti politik Partia Demokratike. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi vlerësimin e rastit duke ia përcjellë Prokurorisë kompetente për verifikim”, thuhet në reagim.

Alibeaj dhe Bardhi ne nje konference per shtyp nga selia e PD akuzuan se Lulzim Hamitaj, komisioner ne KPK, organ qe ben Vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve kishte falsifikuar dokumentet sa i perket deshmise se gjuhes se huaj, anglishtes.

Per kete kerkoi shkarkimin e Hamitajt dhe hetim nga ana e prokurorise.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *