PD gati draftin, 1.8 vite burg për ata që përdorin simbole të komunizmit

Politikë shtojca

Partia Demokratike ka gati projektligjin që shpall të paligjshme manifestimet dhe simbolet e komunizmit. Ashtu siç paralajmëroi dy ditë më parë kryedemokrati Lulzim Basha, Partia Demokratike ka finalizuar draftin që do ti paraqitet Kuvendit dhe që synon të ndalojë shfaqje të tilla si ato që ndodhën në datë 5 maj në Varrezat e Dëshmorëve.

Sipas hartuesve parashikohet deri në 1.8 vite burg për të gjithë ata që përdorin apo shfaqin simbole të sistemit të shkuar diktatorial, përfshi këtu edhe fotografi të ish-diktatorit Hoxha. Kjo nismë vjen si pjesë edhe e draftit të mëparshëm që kërkon heqjen e të gjitha dekoratave të marra gjatë periudhës së komunizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *