PD hedh poshtë paktin me PS për sistemin zgjedhor

Kryesore Lajme Politikë

Oerd Bylykbashi, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore hedh poshtë arritjen një marëveshje të fshehtë me Partinë Socialiste. Me anë të një postimi në Facebook, Bylykbashi e cilëson si të pavërtetë lajmin e qarkulluar për arritjen e një pakti mes socialistëve e demokratëve, në kurriz të partive të tjera parlamentare.

Sqarim per nje lajm fundgushti:‎

Nuk ka asnje marreveshje PD-PS per sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur.

Aq me pak sistemi zgjedhor eshte ne diskutim per ceshtjen e votes se emigranteve. Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t’i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019.

As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *