PD i kundërpërgjigjet Ramës, Bardhi: Nuk na zhgënjeve për Manastirliun (VIDEO)

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Partia Demokratike iu kunderpergjigj kryeministrit Edi Rama, i cili me ane te nje postimi ne Facebook i doli ne mbrojtje ministres se Shendetesise, Ogerta Manastirliu ne lidhje me deklaraten e leshuar nje dite me pare, ku opozita akuzon demokratet se ajo u shpreh se “nese rendohet situata nga COVID do te dijne se kete zgjedhin per te sheruar”.

Kjo deklarate shkaktoi debate te forta dhe Rama deklaroi se kjo u keqinterpretua me qellim nga opozita per qellime elektorale dhe politike.

Gazment Bardhi, numri dy i PD-se ne nje reagim te tijin u shpreh se Rama nuk zhgenjeu dhe eshte gjithmone gati per te mbrojtur krimin dhe korrupsionin.

Postimi i Plote

Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në soitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:

· Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
· ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
· ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
· Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
· Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.

Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *