PD i vë kryqin Matit: Kryebashkiaku i dënuar për armëmbajtje pa leje, ti hiqet mandati

Lajme Politikë

Partia Demokratike kërkohen heqjen e mandatit për një tjetër kryebashkiak të PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi verifikimin e menjëhershëm të figurës së kryebashkiakut të Matit.

“Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbatje pa leje dhe sipas ligjit për demkriminalizimin i ndalohet kandidimi për jetë në një funksion publik,”tha Bardhi.

Bardhi publikoi edhe vendimin e Gjykatës.

“PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas të KQZ që të veprojnë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt”.

Ky është rasti i pestë që PD denoncon pas atij të Shkodrës, Vorës, Baut të Dejës dhe Mallakastrës.

Deklarata e Plote

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit.

Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik.

Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik.

Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin.

Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administrimin zyrtar të vendimit të Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjësi dhe t’u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativa e tij e vetme është krimi.

Përse kandidon në bashkitë bastion të Partisë Demokratike individë me të shkuar kriminale, përse tenton të fusë në politikë individë me të shkuar kriminale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *