PD jo bojkot të Parlamentit, skenari për seancën e së enjtes

Politikë

15:43-11/04/2018 Gjurma

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi se do të jetë në seancën parlamentare të së enjtes.

Burime brenda selisë blu thonë për Top Channel se bëhet fjalë për një seancë jonormale, kundër kryeministrit Edi Rama, dhe kjo për gjuhën e përdorur prej tij kundër shqiptarëve.

Të njëjta burime tregojnë se qëllimi është që opozita të mos lejojë kryeministrin Rama të hyjë në seancë, duke ia dhënë vetë dënimin për thyerje të etikës, edhe pse byroja vendosi të kundërtën, pas kërkesës së LSI-së.

Kjo do të thotë që seanca e të nesërmes pritet të shoqërohet me mjaft tensione.

Ndërkaq rendi i ditës parashikon vetëm miratimin e raporteve vjetore të ERU dhe KQZ-së për 2017, si dhe disa ratifikime.

Ndërsa sot, demokratët nuk morën pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve parlamentare.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *