PD mungon, zgjatet mandati i komisionin hetimor “Tahiri”. Tre deputetë votojnë kundër (Emrat)

Kryesore Lajme Politikë

Maxhoranca pranon kerkesen e opozites per shtyrjen me tre muaj te komisionit te posacem hetimor ndaj ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri. Edhe pse PD mungonte ne seance, maxhoranca pranoi kerkesen zyrtare te paraqitur nga ana e PD nepermjet nenkryetarit te Kuvendit, Edi Paloka.

“Sot në mëngjes na ka ardhur një kërkesë nga kreu i komisionit hetimor parlamentar, zoti Paloka që është bërë publik. Më lejoni që të njoh Kuvendin lidhur me ecurinë e këtij komisioni dhe për të arritur në vendimmarrjen e këtij komisioni”, tha Ruçi.

Më pas Kuvendi hodhi në votim kërkesën e PD, opozita nuk ishte në votim.Me 73 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim, është miratuar zgjatja e hetimeve për Komisionit Hetimor Parlamentar për Saimir Tahirin.

Mësohet se votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Po kështu abstenuan 2 deputetë, Alket Hyseni dhe Elena Xhina.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *