PD ndryshon strategji, Basha: Fakte të reja për Xhafajn, nëse s’ka reagim deri të enjten…

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 14 maj 2018

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar prej orës 14:00, ndërsa në qendër të diskutimeve është denoncimi sipas tij i fakteve të reja për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Basha mësohet se është shprehur se strategjia e re e PD nga nesër është pjesëmarrja në komisione (pasi sot bojkotuan) dhe denoncimi i fakteve sipas tyre të rënda. Gjithashtu Basha në mbledhjen e grupit ka bërë një përmbledhje të denoncimeve të deritanishme, lidhur me emrin e Agron Xhafajt.

Nesër dhe pasnesër PD do të shkojë në komisione për të treguar se nuk do ta ketë normalitet. Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi. Nëse deri të enjten nuk ka vendim, atëherë do të merren vendimet e mëdha.

Lulzim Basha

Partia Demokratike publikoi sot një përgjim telefonik që ajo pretendon se implikon direkt përfshirjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, në trafikun e lëndëve narkotike. Në bisedë dëgjohen vetëm dy persona që flasin për të lënë një takim. Sipas PD-së në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. Partia opozitare pretendon se biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *