PD ngre alarmin: Vettingu kontrollohet nga Rama, ja prova

Lajme Politikë

Partia Demokratike shpërthen kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili sot konfirmoi  në detyrë Dritan Hallunaj, gjyqtarin i cili shpalli të pafajshëm Arben Frrokun i dënuar  nga gjykatat më të larta për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Deputeti Enkelejd Alibeja nga selia e PD-së thotë se vendimi është këmbanë alarmi se vetingu nuk po ndëshkon të korruptuarit dhe se ky proces është i diktuar nga Edi Rama.

“Është këmbanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë se vetingu nuk po ndëshkon gjyqtarë e korruptuar dhe ata të lidhur me krimin e organizuar. Lirimi inga burgu i një vrasësi si Arben Frroku që në të gjitha shkallët e larta gjyqësore u dënua me burgim të mjaftueshëm është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra. Kjo tregon se vetingu ka dështuar” 

 Me konfirmimin në detyrë të Dritan Hallunaj jo vetëm faktohet se Edi Rama kontrollon plosësisht sistemin por dhe se pallati i drejtësisë nuk po pastrohet as nga korrupsioni as nga lidhjet me krimin e organizuar”  tha Alibeaj.

Alibeaj e mbylli deklaratën duke shprehur shqetësimin se procesi i vetingut i diktuar nga Edi Rama po mban në sistem gjyqtarë të korruptuar në kundërshtim me pritshmëritë e shqiptarëve.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ ​

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë dhe provë e qartë se vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Për këdo që e ka harruar, po sjellim në kujtesë momentin e dhënies së pafajësisë nga Dritan Hallunaj për mikun vrasës të Edi Ramës dhe që sot është vlerësuar si “vendimi i duhur” nga organet e vettingut.

HALLUNAJ: gjykata vendosi: Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Arben Frroku për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim. (3 PRILL 2015)

Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, që më pas në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, u dënua me burgim të përjetshëm, është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra një gjyqtar.

Nëse gjyqtarët konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kjo ishte e vetmja pritshmëri, e shprehur edhe nga ambasadori Donald Lu, 3 vjet më parë, kur komentoi rastin e Arben Frrokut dhe gjyqtarit që i dha pafajësinë.

DONALD LU: Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohet nga vendi, ndërsa ishte në pritje të apelimit në gjykatë…janë llojet e përsonave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional. (17 NËNTOR 2015) 

Me konfirmimin në detyrë të Dritan Hallunajt, jo vetëm po faktohet çdo ditë se Edi Rama kontrollon politikisht procesin e vettingut, por, po faktohet, gjithashtu, se Pallati i Drejtësisë nuk po pastrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Organet e vettingut e mbrojtën gjyqtarin Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, sepse tani ai i duhet Edi Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të vënë nën kontroll edhe qeverinë e re të gjyqësorit.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Dritan Hallunaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, në kundërshtim me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 1. August 2018

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *