PD nis protestat, Basha: Më 26 maj të çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e krimit!

Lajme Politikë shtojca

Pas takimit me aleatët, kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka ftuar sot të gjithë qytetarët për të protestuar kundër qeverisë më 26 maj.

Lulzim Basha:

Opozita e bashkuar, demokratë dhe socialistë, për të larguar pengesë e vetme për qeverinë evropiane, e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë për largimin nga pushteti të cdo hallke pushteti të lidhur më kriminelët.

Protestë për largimin e Famtir Xhafajt.

Sot nuk kemi një ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve, por një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianet e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Habilajve dhe Xhafës.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallto, nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim.

Pavarësisht se ku jetojmë, jemi në radhë të parë shqiptarë.

Një Shqipëri pa krim, pa dro. Ne nuk mund të humasijm më kohën dhe energjitë tona cdo ditë d

Koha sot tu themi ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Të mbyllim kapitullin e krimit që të hapim kapitullin e shëndetësisë, punësimit, etj.

I ftojmë në protestën kombëtare ndak krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.

Së bashku ne e kemi arritur këtë. Rama i mbrojti, por ne larguarm Prengën, Ndokën, Mark Frrokun, Elvis Rroshin, Saimir Tahirin.

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit. Edhe PS ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe ju socialistë të ndershëm ju ftoj në protestë, sepse Edi Rama iu dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Nuk hapen negociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi.

Ky ka qenë mesazhi i Brukselit dhe i vendeve anëtare këto pesë vite.

Klima nuk ka ndryshuar, as BE dhe as vendet anëtare s’janë pengesa. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa është pengesa.

Ndajju ftoj të shtunën më 26 maj të protestojmë që të ndahemi nga qeveria e krimit.

Protestë kombëtare të shtunën me 26 maj për të çliruar Shqipërinë nga pushtetarët e lidhur me krimin, për drejtësi të barabartë për të gjithë, për Shqipërinë si gjithë Europa!

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 18. Mai 2018

Deklarata e plotë

Deklarata e plotë e Kryetarit të PD Lulzim Basha në emër të opozitës së bashkuar. 

Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, nga jugu në veri, nga lindja në Perëndim, demokratë e socialistë, të bashkohemi në  protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë Europiane, qeverinë e lidhur me krimin.

Ju ftojmë të protestojmë, për largimin nga pushteti të çdo hallke të shtetit, të atyre që ndihmojnë kriminelët, nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt.

Ju ftojmë të bashkohemi në protestë, për largimin e Fatmir Xhafajt. Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës.

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ku nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë, as polici i thjeshtë, as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim!

Të gjithë ne, pavarësisht se cilës parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbi të gjitha ne duam vendin tonë, Shqipërinë!

Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë!

Një Shqipëri europiane!

Një Shqipëri me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë.

Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.

Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri.

Që të hapim kapitullin e ekonomisë, që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit.

Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.

Së bashku ne mund ta arrijmë këtë.

Së bashku ne  e kemi arritur këtë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Arben Ndokën.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Mark Frrokun.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Elvis Roshin.

Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Saimir Tahirin.

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye.

Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë.

Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Ndaj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm, Partinë e të cilëve Edi Rama jua u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin.

Por ne kemi treguar në këto 4 vjet se jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama i lidhur me krimin.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave.

Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.

Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin.

Nuk hapen negociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi.

Nuk hapen negociatat kur qytetarët e pafajshëm plasen në burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.

Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit të Sofjes.

Klima nuk ka ndryshuar.

As Bashkimi Europian dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa.

Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, përpushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.

Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.

Bashkë do t’ia dalim!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *