Tuesday, November 24, 2020

PD nxjerr emrat e fituesve të tenderave e koncesioneve, Tabaku: I morën miqtë e Ramës

Kryesore Lajme Politikë

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një takim të organizuar nga opozita e bashkuar në prezantimin e nismës Antimafie është shprehur se Edi Rama u ka dhënë miqve të tij 252 milionë euro tendera publike, në mënyrë krejtësisht korruptive.

Sipas deputetes Tabaku, format më të zakonshme të abuzimit me financat e shtetit janë: Kompani të licencuara pak ditë para përfitimit të tenderit, kompani pa përvojë apo offshore, “shpikje” e ofertave të pakërkuara, tenderë për eksponentë të krimit të organizuar, rritje fiktive e vlerave të tenderit, skualifikimi dhe intimidimi i kompanive garuese për tendera publikë.

Gjithashtu në komunikim direkt Tabaku ka folur dhe me emra për përfitimin e tenderëve nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, si vëllai i tij Olsi Rama, Edmond Bego, Arjan Leskaj, Besnik Sulaj dhe Albano Alikaj.

Gjithashtu nuk është lënë pa përmendur dhe vjedhja e fondeve publike nëpërmjet ligjeve speciale si ajo për shembjen e Teatrit Kombëtar dhënë Shkëlqim Fushës, aeroportit të Vlorës, linjën Ajrore Air Albania, ndërtimi i stadiumit me kullw si dhe prishjet nw Jal.

Sipas Tabakut në 4 vite janë dhënë 33907 tenderë publikë me një vlerë 2.7 miliardë euro në total, ku 30 për qind e tyre janë dhënë pa garë. “Vetëm për miqtë e tij Edi Rama ka dhënë 2109 tendera publike me një vlerë 252 milionë euro.
Gjithashtu vetëm fasada dhe luks, shpenzime të qeveritarëve nga buxheti i shtetit në këto vite janë dhënë 12718 tenderë me vlerë 753 milionë euro”, tha Tabaku në fjalën e saj.

Ja disa nga deklarimet e Tabakut në takimin e sotëm

“120 milionë euro vijnë nga taksa e qarkullimit, por pavarësisht kësaj qeveria preferon ti japë rrugët me koncesion.

Ligji Fusha për Teatrin është abuzimi më i freskët.

Ofertat e pakërkuara psh. Kemi rastin e aeroportit të Vlorës, ku kompanisë turke ju miratua oferta e pakërkuar.

Kemi rastin e Air Albania, dhe përzgjidhet në mënyrë antiligjore.

Ndërtimi është një tjetër fushë abuzimi.

Kemi rastin e një kompanie që merr 261 leje ndërtimi ndërkohë që object I aktivitetit të saj janë lojrat e fatit.

Kemi rastin e stadiumit me kullë.

Ofertat e pakërkuara, model abuzimi, të cilat e kanë vrarë konkurencën e lirë.”

Kompanitë e basteve të lidhura me ministrin e brendshëm, kanë rritur aktivitetet e tyre dhe fitojnë tenderat e monitorimit të tatimeve.

Lejet minerare, rasti I Edmond Begos, pa asnjë eksperiencë në sector, po kështu edhe në sektorin e hidrokarbureve me Besnik Sulaj.

Këto shembuj janë denoncuar me forcë nga ne.

Elementi I parë është se janë kompani të krijuara pak ditë më herët, kompanji offshore, kritere preferenciale, rritje fictive të tenderave, indimidim të kompanive të tjera, kompani pa përvojë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *