PD nxjerr përgjimet audio, Vëllai i Xhafajt: Të jetë hera e fundit, se po na sulmojnë

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 14 maj 2018

Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat, Partia Demokratike thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt, vijon ende aktivitetin e tij kriminal për trafik droge. Alibeaj, Bardhi dhe Salianji dolën para medias duke publikuar videon e pergjimit te nje penduari me Agron Xhafajn, ku pretendohet se po bisedonin per trafik droge kanabisi.

Pergjimi i zbardhur

Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Ky është një material audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt.

Organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin criminal të Agron Xhafajt si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjëjë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm. Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin. Me Bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.

Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agron- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X – Mirë.

Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X – Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni– Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë.  Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.

Agroni-  Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.

Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë. ​

Ja si familja mafioze Xhafa drejton trafikun e droges me Fatziun Minister! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 14. Mai 2018

Deklarata e PD

VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM QË NUK KA VUAJTUR ASNJË DITË NGA DËNIMI, VAZHDON AKTIVITETIN KRIMINAL TË TRAFIKUT TË DROGËS

 

Agron Xhafaj, bos i drogës në Vlorë.

 

I. TRE FAKTET KUNDËR MINISTRIT TË BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shfrytëzuar postin publik dhe pushtetin politik për t’i siguruar paprekshmëri nga ligji vëllait Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge me 7 vjet e 2 muaj burg.

 

Janë 3 fakte të rëndësishme sesi Fatmir Xhafaj, në detyrën e Ministrit të Brendshëm shkeli ligjin duke penguar cdo veprim për ekstradimin e të vëllait.

 

1.     Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm: 

·        Për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt

·        Për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri

·        Për arrestimin dhe burgosjen e tij. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.

Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.

2.     Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. 


II. AGRON XHAFAJ, VËLLAI I MINISTRIT TË BRENDSHËM VAZHDON TRAFIKUN E DROGËS

Me 7 Tetor 2010 Fatmir Xhafaj deklaroi se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negativ përballë ligjit”.


Kjo është gënjeshtër.

Kjo është e pamundur përsa kohë Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij që Agron Xhafaj të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi dhe të vazhdojë të jetojë me paratë e drogës, pasuri e cila nuk është sekuestruar sic kërkon ligji Antimafia.

Dje e pyetëm Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:

A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës?

Kanë kaluar 24 orë dhe Fatmir Xhafaj nuk ka kthyer përgjigje.  

Ne i dimë arsyet përse ai hesht.

Arsyet janë se i vëllai i Ministrit të Brendshëm nuk bën një jetë normale, siç garanton Fatmir Xhafaj.

Ai është një nga bosët më të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri, që drejton dhe koordinon një grup kriminal me bazë në qytetin e Vlorës.

Partia Demokratike publikon sot një material audio që tregon se Agron Xhafaj e kryen aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës edhe gjatë kohës që vëllai drejton Ministrinë e Brendshme.

III. Qëndrim përmbyllës

Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti.

Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës:

Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës.

Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *