PD nxjerr videon/ Ja si u manipuluan në mënyrë skandaloze votat e 30 qershorit

Kryesore Lajme Politikë

Partia Demokratike ka publikuar sot prova, që sipas saj, tregojnë si u manipulua procesi i votimit të 30 qershorit nga mazhoranca.

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha nga selia blu se disa nga provat që tregojnë manipulimin janë: fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë.

 

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Më tej, ish-deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Zgjedhejt në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

Live – Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso konferencë shtypi.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Mittwoch, 11. September 2019

“Kemi parë shkelje të llojeve të ndryshme këto dalin nga filmimet që janë bërë.Shpesh herë fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç, fletë votimi që janë numëruar jashtë kamerave të numërimit, janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimni pa vulat e komisionit.Kutitë e votimit janë mbushur nga komisionerë socialistë për të arritur objektivin e PS”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso në një konferencë për shtyp thanë se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR është lajmërimi për vdekjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Nuk ka parë vetëm problemet teknike të procesit zgjedhor por ka hyrë në gurët e themelit që garanton demokracinë dhe provon se i tërë sistemi që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ka rënë dhe për rrjedhojë me 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Prej asaj date kryeministri ka heshtur sepse askush nga qeveria nuk mund ta mbrojë. Është raporti më i keq që OSBE-ODIHR ka shkruar për zgjedhjet në Shqipëri” tha Bylykbashi.

foto galeri

 

foto galeri

 

foto galeri

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *