PD: Për Ramën nuk do ketë mandat të tretë

Lajme Politikë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në kongresin e PS. Sipas PD, Rama nuk do të marrë një mandat të tretë. PD kujton se në dy mandate të kësaj qeverie, më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi, u rrit krimi dhe korrupsioni.

Reagimi i PD

“Në 2 mandatet e Edi Ramës kryeministër më shumë se 300 mijë shqiptarë u larguan nga vendi. Me korrupsion, krim, arbitraritet, papunësi dhe injorancë, Edi Rama e barazoi Shqipërinë me vendet që janë në luftë për nga numri i lartë i shqiptarëve azilkërkues në Bashkimin Europian. Poshtërsi është të mohosh këtë të vërtetë, duke bërë me faj herë Bashkimin Europian, herë shqiptarët që ikin se nuk pajtohen me qeverisjen e keqe të Edi Ramës. Kjo do të marrë fund me votë të lirë! Për Edi Ramën nuk do të ketë më një mandat të tretë! Për Shqipërinë nuk do të ketë më eksod!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *