PD publikon fotot: Forca speciale policore kundër fëmijëve në një shkollë në Elbasan

Kronike Kryesore Sociale

“Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.

Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Fjala TURP nuk mjafton!

Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.

Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.

Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.

Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.

Dhunuesit meritojnë të shpagohen!”, shkruan PD në faqen e saj në facebook.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *