PD teston Dashamir Shehin si kandidat kundër Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës

Kryesore Politikë shtojca

Kur kanë mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, partitë politike kanë nisur debatin e brendshëm se cilët do të jenë kandidatët që do ti përfaqësojnë në këto zgjedhje. Natyrisht që gara me më shumë rëndësi është ajo për bashkinë më të madhe në vend, Tiranën.

Por ndërsa socialistët e kanë të zgjidhur çështjen e kandidatit, pasi nuk ka asnjë dyshim se do të rikandidojë sërish Erion veliaj, e djathta nga ana tjetër është në një dilemë të madhe. Kjo për faktin se ajo nuk ka asnjë kandidaturë që mund të rivalizojë fort kandidatin e majtë. Deri më sot emri i vetëm që është përfolur nga e djathta për garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, ka qenë Jorida Tabaku, për shkak se ajo ka një figurë të pa përfolur për afera korruptive dhe se vjen nga një familje tironse.

Por natyrisht që demokratët janë në dilemë për kandidaturën e saj, për shkak se në radhë të parë eksperimentet me kandidate femra kanë qenë kryesisht të dështuara, por edhe se ajo është një politikane me profil të ulët politik. Ndaj, demokratët kanë nisur të marrin në konsideratë edhe emrin e një politikani të vjetër, Dashamir Shehin.

Një nga webet pranë Partisë Demokratike ka publikuar sot një shkrim të analistit Gent Gaba me titull “Daja’ përballë ‘Lalit’, pse Dash Shehi nuk është aspak një ide e keqe për Bashkinë e Tiranës”. Por, në rast se PD do të kandidonte vërtet Dashamir Shehin, atëherë kjo nuk do ishte hera e parë që Shehi do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës. Ai ka konkurruar edhe në vitin 2000 përballë Ramës dhe Besnik Mustafajt, ku mori vetëm 7 për qind të votave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *