PD zgjedh kandidatin kundër Erion Veliajt për Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku nis takimet me elektoratin

Kryesore Politikë

Gati 7 muaj nga zgjedhjet e ardhshme vendore, dy kampet kryesore politike kanë zgjedhur strategji të ndryshme të promovimit të kandidatëve për kryetar të bashkive të vendit. Kjo vlen edhe për bashkinë më të madhe në vend, atë të Tiranës. Sa i përket socialistët duket se ata po bëjnë një lojë me “letra të hapura” në kryeqytet, pasi nuk e kanë mohuar në asnjë moment që kandidati i tyre do jetë sërish kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj. Kështu të gjithë deputetët, të paktën të qarkut të Tiranës e kanë shprehur publikisht këtë gjë, ashtu siç ka bërë të ditur edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i çili shpesh herë e ka lënë të kuptohet se do të rikandidojë për një mandat të dytë. Por një lojë krejt ndryshe ka zgjedhur opozita. Prej disa javësh ajo ka hedhur për të testuar në publik disa emra, duke filluar nga Jorida Tabaku, te Dashamir Shehi, Monika Kryemadhi apo edhe Klajda Gjosha. Fazë kjo që duket se ka përfunduar, pasi opozita me shumë mundësi do të përfaqësohet në këtë garë pikërisht, nga një prej shoqeve të klasës së Erion Velisë, Jorida Tabakun. Madje ajo ditët e fundit ka ndërmarrë edhe një turn ë bazë, ku po takohet me qytetarë të ndryshëm të Tiranës, si një përpjekje jo vetëm për të njohur më mirë realitetin, por edhe për tu afirmuar si një kandidate. Vet PD ka shpërndarë sot një njoftim dhe pamje nga takimet e Tabakut në fshatrat e Tiranës.

“Gjashtë fshatra të Bashkisë Tiranë, Kasallë, Çekrez, Qinam, Kallmet, Orit dhe Rradhesh, janë lënë në mëshirë të fatit pas Reformës territoriale. Deputetja Jorida Tabaku ishte në këto zona ku banojnë rreth 5 mijë qytetarë por nuk ka pasur asnjë investim. Qytetarët u ankuan se nuk kanë ujë, rrugë dhe investime”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *