PDIU te opozita, OMONIA: Dule ik nga koalicioni me PD

Kryesore Lajme Politikë

“Kontaminim anakronik i panevojshëm, i parsyeshëm dhe i paargumentuar i platformës politike të Opozitës në Shqipëri. PBDNJ – të ripërcaktojë pozicionin politik lidhur me zhvillimet”. Keshtu e ka cilesuar shoqata e minoritetit Omonia paktin me te ri politik ndermjet PDIU dhe PD, ku partia e cameve u be pjese e koalicionit opozitar, ne nje tren ku ndodhet edhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules.

Keshtu OMONIA me ane te nje deklarate te leshuar kerkon qe Dule te shohe pozicionin e tij politik te qendrimit ne kete koalicion opozitar, pasi pakti i ri mes PD dhe PDIU cenon fqinjesine e mire mes Shqiperise dhe Greqise.

 

Me poshte deklarata e plote e OMONIA

Kontaminim anakronik i panevojshëm, i parsyeshëm dhe i paargumentuar i platformës politike të Opozitës në Shqipëri. PBDNJ – të ripërcaktojë pozicionin politik lidhur me zhvillimet.

Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike. Adoptimi në këtë grupim të forcave politike,  platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese.

 

Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar.

 

E çmojmë si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit reciprok. Logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike. Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

 

Pas kësaj,  si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë,  politikën,  në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *