Përdhunoi shqiptaren, “Draoi Kavos” i plagosur : Më lini të vdes, nuk dua të operohem

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Tetë ditë më parë është bërë i mundur arrestimi i Dimitris Aspiotis, i cili njihej ndryshe si “dragoi i Kavos”. Aspiotis kërkohej nga policia për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare.

Në ditën e arrestimit, në përpjekje për të shpëtuar nga policia, “Dragoi i Kavos” u rrëzua nga një lartësi prej 200 metrash dhe mori plagë të rënda në bel dhe në ijë.

Tashmë Aspiotis, ndodhet i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit dhe raportohet se nuk ka pranuar që të operohet nga mjekët. Ai citohet të ketë thënë se preferon më mirë të vdesë.

Mjekët kanë planifikuar ndërhyrje kirurgjikale pasi dëmet që ai ka marrë në trup janë serioze, por 47-vjeçari nuk po e aprovon operacionin. Sipas asaj që thonë mjekët, nëse nuk i nënshtrohet operacionit, Dimitris Aspiotis rrezikon që të mos ecë më.

Tashmë, është vendosur që 47-vjeçari të transferohet të mërkurën në Spitalin Korydallos, ku do të vazhdojë të marrë kujdes shëndetësor. /abcnews.al/

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *