Gazetarja Eglentina Nikollaj vazhdon të na sjellë nga bregu i detit ku po kalon pushimet histori që tregojnë cilësinë e ulët të shërbimeve dhe sigurisë në plazhet tona. Kësaj here nëpërmjet një postimi në facebook, Nikollaj denoncon një tjetër rast se si pronari i hotelit rrezikon jetën e pushuesve duke shkarkuar drutë në rërë.
Ja postimi i plotë i Nikollajt:
Perfundimisht ne nuk behemi!!!. Ka nje ore tjetri shkarkon drute mu tek koka e plazhisteve. Mire zhurma acaruese, por te na bjere dhe ndonje dru kokes na duhet tashi. Te vijme me trauma ne Tirane 😀😀 Nje pune qe duhet ta bejne naten, keta e bejne ne piskun e dites…
Loading...