Përfundon Kryesia e PS-së, Balla: Të premten diskutohet raporti për punën e ministrave

Kryesore Lajme Politikë

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS-së, e zhvilluar si rrallë herë tjetër në Pallatin e Kongreseve.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla ka bërë të ditur ajo çfarë u vendos në këtë ballafaqim të parë mes vetë socialistëve.

Vendimi i parë është mbledhja e Asamblesë Kombëtare, ndërsa beteja e ardhshme do të zhvillohet të me raporti mbi qeverisjen.

Balla: Në fillim të këtij sesioni të rëndësishëm parlamentar e politik, PS diskutoi per axhendën e ditës së premte, mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të mbahet në 7 shtator.

“Asambleja do të fokusohet të raporti për llogaridhënien e qeverisë, për të gjithë njësitë administrtative, nga ministrat ku morën pjesë në proces llogaridhënie. PS mblodhi sot kryesinë e cila diskutoi dhe miratoi çështjet e së premtes që do të mblidhet Asambleja Kombëtare. Ajo do të jetë e fokusuar te turi i llogaridhënies për Shqipërinë që duam.  Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah procesit të llogaridhënies të fillojmë një fushatë të re anëtarësimesh në PS, në përgatitje të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm.  Fokusi kryesor do të jetë te njerëzit, dhe nuk do të merremi me shpifjet që bëhen tre herë në ditë nga selitë e partive të tjera. Po kjo nuk do të thoitë që nuk do të impenjohemi për një dialog maksimal me opozitën. Nisim një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja të PS. Me qëllim që të bëjmë një riorganizim e PS-së në prag të zgjedhjeve.

Kemi marrë miratimin e Kryesosë për riformatuar sekretariatin e PS-së, për më shumë efektivitet sekretarëve me anë të një riorganizimi”, tha Balla pas mbledhjes, i cili shmangu komentet për ndryshimet në qeveri.

Gjithashtu ai theksoi se “Jemi të gatshëm të dialogojmë për çdo me opozitën, përveç shpifjeve të saj”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *