Përgjaket bilardoja në kryeqytet, efektivi i FNSH-së vritet aksidentalisht nga i biri 7 vjeçar

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vrarë aksidentalisht me pistoletën e tij e të shërbimit nga djali i tij 7 vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në një bar-bilardo në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, ku eshte ai jetonte.

Djali i ka marrë pistoletën ndërsa ai po luante bilardo me shokët dhe e ka qëlluar.  “Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur  është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, Roland Bicerri, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë”.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.

Roland Bicerri mësohet se ishte pjesë e repartit të FNSH-së prej 10 vitesh.

polici

WhatsApp Image 2020-12-20 at 15.23.23 (3)

WhatsApp Image 2020-12-20 at 15.23.23 (2)

WhatsApp Image 2020-12-20 at 15.23.23 (1)
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *