Fillimisht ishte raportuar se nje djale kishte qellur me arme nenen ne Tirane, por me vone policia e shtetit ka sqaruar krimi ne kryeqyetit ka permasa te tjera dhe me tronditese. Nje burre ka qelluar dy gra me arme duke i lene te vdekur ne vend.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë shtetaset Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë, ku 59 vjeçari i identifikuar si Përparim Ademi nga Maqedonia e Veriut ka vrarë bashkjetuesen e tij dhe motrën e saj.
Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.