Dy deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi janë paraqitur pak më parë në dyert e Prokurorisë në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.
Tre zyrtarët janë paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda vetëm para pak minutash. Ajo që ka bërë përshtypje ka qenë ironia e Salianjit, i cili kishte një letër me vete me shkrimin: Unë nuk jam Ervin Salianji…Sa mund ta mohoj unë veten aq edhe ministri Xhafaj mund të mohoj përgjimin”…
Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.
Të martën e kaluar oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj. Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.