Përplasen 3 makina, plagoset policja rrugore në Korçë

Provinca

Një makinë e policisë është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Palasë.

Sipas policisë janë përplasur mjetet tip “Volkswagen” me targa KO0456B me mjetin tip “BMW” me targa të huaja HBA3137.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volksëagen”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *