Përplasja me armë në Elbasan, dalin pamjet nga sherri

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Zbulohet video e përplasjes me armë e pak ditëve më parë në mes të Elbasanit mes Elvis Koçit dhe tre personave të tjerë.

Prej tyre deri më tani  janë arrestuar Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa në kërkim është Migert Qosja. Në automjetin e parë tip “Ford”, janë Feiks Filaj, Erik Çekani dhe Migert Qosja ndërsa në mjetin tip “Mazda” Elvis Çaushllari.

Burimet kanë bërë të ditur se mes tyre ka pasur një debat, i cili më pas është shoqëruar dhe me përplasje fizike. Nga pamjet duken tre persona që dalin nga mjeti tip “Ford”,  ndërsa përplasja vazhdon me Çaushllarin të cilin e godasin. Duket se është ky i fundit që ka qëlluar njërin prej tyre me armë, ç’ka ka sjellë dhe largimin e peronave të tjerë

Më tej Çaushllari i është afruar makinës tjetër ku dhe është qëlluar me armë duke e plagosur në shpatull. Beteja me armë nuk ka përfunduar këtu teksa të rinjtë vazhdojnë përplasjen fizike.

Pas ngjarjes Çaushllari i është drejtuar spitalit ku dhe është ndaluar nga policia./ORA NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *