Type to search

Kryesore Rajon Rrotull

Përplasje ministrash në Budva, Bushati: Jemi në krah të Kosovës

Ndaje

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë dhe aq të qeta. Ka qene ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar një ndryshim të vogël në deklaratën e përbashkët të ministrave të WB6. Ky propozim nuk është pritur aq mirë nga ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak dhe përfaqësuesi serb në takim.

Burime nga takimi bëjnë me dije se kërkesa e Pacollit për respektim të ndërsjelltë për Kosovën në zbatimin e marrëveshjes CEFTA është mbështetur nga homologu shqiptar, Ditmir Bushati. Mësohet se ministri i jashtëm shqiptar ka kërkuar një vendimmarrje politike për kërkesën e Pacollit, duke bërë thirrje për kompromis.

Debati ka vijuar dhe më tej, teksa ministri i Jashtëm shqiptar ka theksuar se nëse Bosnja dhe Serbia nuk tregojnë mirëkuptim, atëherë dhe për Shqipërinë dhe Kosovën është shumë e lehtë të kthehen tek qëndrimet kombëtare, por kjo nuk i shërben kompromisit.

Burime brenda takimit bëjnë të ditur se ministri shqiptar ka qenë mjaft i prerë. “Nëse për Serbinë e Bosnjën përbën problem futja e respektit të ndërsjellë në zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, atëherë Shqipëria qëndron në krahë të Kosovës dhe nuk pajtohet me asnjë deklaratë tjetër”, mësohet të ketë thënë Bushati.

Takimi i Budvës së WB6 i përfundoi punimet duke dalë me një tekst të përbashkët, tekst për të cilin nga pala shqiptare u insistua që të miratohej me konsensus pas kundërshtimit të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës për të pranuar ndryshimet e propozuara nga Kosova.

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili është duke i zhvilluar punimet në Budva të Malit të Zi, ka ndodhur një përplasje ndërmjet ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, si dhe atij të Bosnjë dhe Hercegovinës Igor Crnadak.

Përplasja, ka ardhur kur Crnadak ka kritikuar Kosovën për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Pacolli si përgjigje ka thënë se Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës, ju nuk i pranoni pasaportat e Kosovës”, i ka thënë ndër tjerash Pacolli, homologut të tij, përcjell Telegrafi.

Në këtë takim rajonal kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

(m.k/BalkanWeb)

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *