“Përsëri nuk u gjykua Basha, sistemi i tyre është ende në këmbë”

Lajme Politikë

Nga Erion Braçe

PERSERI NUK U GJYKUA PER
DY AKUZA TE NGRITURA NGA PROKURORIA!

LULZIM BASHA ISHTE DHE MBETI
I VETMI POLITIKAN QE NUK GJYKOHET KURRE PER AKUZAT MBI TE!

Kurre nuk eshte trajtuar si i barabarte para ligjit!

Ky vend ka dy standarde:
Njeri per qytetaret dhe cilindo tjeter qe nuk ka prokuroret e gjykatesit e tij;

Tjetri per Lulzim Bashen qe ka gjithnje prokuroret, gjykatesit, avokatet e tij,
te cilet kane emeruar prokuroret e gjykatesit qe as hetojne e as gjykojne vec nje politikan-Lulzim Bashen.

Kush e ngaterron kete duke e treguar si produkt i #ReformaneDrejtesi, gabon!

Ky eshte ende sistemi i vjeter i padrejte, i pandershem, politik e banal qe ka ndertuar Lulzim Basha me ministrin e tij te drejtesise.

Kesaj rradhe eshte edhe me e qarte,
por edhe me e turpshme;

Nje lobist amerikan, ne maredhenie ligjore e publike me PD, materializuar me firma te tij e te Lulzim Bashes,
ka deklaruar ne cdo zyre ligjore te SHBA se ka marre prej PD permes nje kompanie ne maredhenie me te,
670 000 DOLLARE!

Ne zyrat ligjore te Shqiperise, Lulzim Basha as qe i ka deklaruar ato!

Pyetja qe priste pergjigje nga prokurore e gjykates bashke, mbetet e thjeshte:
TE KUJT JANE 670 000 DOLLARET E PAGUAR E TE DEKLARUAR NE AMERIKE?

Lobisti ne marredhenie me PD e Lulzim Bashen, thote qe jane te PD dhe kompanise qe ka vepruar per llogari te saj.

Lulzim Basha nuk thote asgje!
Madje nuk thote as qe lobisti i tij genjen nen betim!

Kete duhet te zbardhte prokuroria e te gjykonte gjykata.

Por Lulzim Basha nuk gjykohet kurre!
Ka gjithnje gjykatesit e prokuroret qe i garantojne imunitet, mungesen e nje gjyqi per te!

Ky eshte SISTEMI i tij, i tyre dhe eshte ende ne kembe!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *