Plagoset një minator në galeritë e minierave në Bulqizë

Kronike Lajme

Një tjetër minator ka mbetur i plagosur në minierat e Bulqizës. Ora NEWS raporton se Policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 minuta, ku është aksidentuar gjatë punës shtetasi A.H, rreth 32 vjeç banues në Bulqizë.

Policia sqaron se i dëmtuari aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në minierë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *